Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë se gjysma e bullgarëve nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë

Foto: BGNES

Sipas 40% të bullgarëve, më e mira për sa i përket qeverisjes në të ardhmen e afërt do të ishte rotacioni ndërmjet Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel. Këtë e tregon një studim sociologjik i “Alpha Research”, i kryer nga data 27 shkurt deri më 3 mars 2024, i realizuar me fonde të veta mes 1000 qytetarëve të rritur nga i gjithë vendi. Vlerësimi i aktivitetit të qeverisë për 52,9% të të pyeturve është përgjithësisht negativ. Zëvendëskryeministrja Maria Gabriel prin vlerësimet pozitive përpara Nikollaj Denkov me 34,7% miratim, në sfondin e 23,6% për Denkov. Për 27% të bullgarëve është më mirë të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato evropiane në qershor dhe 16% nuk ​​mund të vendosin se cila është më mirë. Vlerësimi negativ i Kuvendit Popullor është 62%. Sa i përket presidentit Rumen Radev, 39% e qytetarëve kanë vlerësim pozitiv, ndërsa 38% kanë vlerësim negativ.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD