Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Nikollaj Denkov dha dorëheqjen

Nikollaj Denkov
Foto: BTA

Në lidhje me rotacionin e ardhshëm në qeveri, kryeministri i Bullgarisë, Nikollaj Denkov, dorëzoi sot dorëheqjen e tij në sekretariatin e Kuvendit Popullor. Nuk ka afat që kjo dorëheqje të votohet në parlament. Ai deklaroi se po e bën këtë duke pasur parasysh zotimin e bërë në një deklaratë të përbashkët të datës 6 qershor 2023 nga PP-DB dhe partnerët e tyre në udhëheqjen e vendit GERB-SDS, për rotacionin e qeverisë pas 9 muajve të parë të qeverisjes. Ai theksoi se dorëheqja e dorëzuar është një ftesë ndaj GERB-it për negociata për reformat. “Gjatë 9 muajve të ardhshëm ne duhet të përfundojmë rrugën e reformave që e caktuam në qershor”, tha Denkov, duke theksuar se për këtë nevojitet guxim politik. Rregullatorët duhet të nxirren nga "marrëdhëniet klan-familje" dhe të mos shfrytëzohen për të marrë përsipër bizneset, këmbënguli ai. Denkov siguroi se qeveria do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj deri në zgjedhjen e përbërjes së re.

“Ne duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe kur rezultatet e këtyre negociatave të jenë të qarta, atëherë do të merrni informacion”, iu përgjigj Denkov pyetjes së një gazetari për ndarjen e ardhshme të pushtetit dhe nuk pranoi t'u përgjigjet pyetjeve të tjera.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi zonat perëndimore do të krijohen vranësira të larta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth..

botuar më 24-10-25 7.45.MD

Ministritë e brendshme të Bullgarisë dhe Kosovës po forcojnë kontaktet e drejtpërdrejta

Në kuadër të formatit të zgjeruar të konferencës ministrore të Forumit të Salzburgut në Sofje, ministri i punëve të brendshme Atanas Ilkov u takua me homologun e tij kosovar Xhelal Sveçla. Të dy vlerësuan mirë nivelin ekzistues të bashkëpunimit, duke..

botuar më 24-10-25 5.16.MD

Fushata parazgjedhore përfundon zyrtarisht

Më 25 tetor në mesnatë përfundon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 tetor. E shtuna është një ditë për reflektim. Deri më 23 tetor, 21 nga gjithsej 28 parti dhe koalicione lidhën..

botuar më 24-10-25 5.05.MD