Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekipi i Universitetit të Sofjes u paraqit me sukses në një konkurs të të drejtave të njeriut në Dublin

Foto: law.uni-sofia.bg

Një nga raundet rajonale të konkursit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut - Helga Pedersen Moot Court Competition - u mbajt në Dublin, Irlandë, njoftoi Universiteti i Sofjes "ShënKliment Ohridski”, cituar nga BTA.Në garë, ekipe nga e gjithë Evropa konkurruan për raundet finale, të cilat do të zhvillohen në muajin maj 2024 në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.

Pjesëmarrësit nga Universiteti i Sofjes prezantuan me sukses mbrojtjet e tyre gojore në takime konkurruese me ekipe nga universitetet polake dhe gjermane dhe u shpërblyen me dy çmime.Skuadra e Universitetit të Sofjes mori çmimin për ekipin më të mirë të raundit rajonal, dhe Zhanin Al-Shargabi - çmimin individual për folësin më të mirë në raundin rajonal.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda, Italia dhe Spanja janë destinacionet kryesore për bullgarët që duan të bëjnë studime jashtë

Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..

botuar më 25-03-20 6.10.PD

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD