Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor 2023, borxhi i jashtëm bruto i Bullgarisë (privat dhe publik) ishte mbi 45 miliardë euro, që është 47,9% e PBB-së dhe u rrit me 820 milionë euro. Rritja është 1.9% krahasuar me një vit më parë.
Në shkurt 2024, situata ekonomike në vend ka mbetur pranë nivelit të një muaji më parë. Ka përmirësim të klimës së biznesit në industri, pa ndryshim në ndërtim dhe tregti me pakicë dhe rënie të lehtë në sektorin e shërbimeve, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në shkurt është 22,6%, krahasuar me 22,8% në fillim të vitit 2024.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të..