Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka uruar vendin tonë për festën kombëtare. “Në emër të Shteteve të Bashkuara, pranoni urimet e mia më të mira popullit bullgar me rastin e 146 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë”, tha ai.
Antony Blinken thekson se vendi i tij vlerëson thellësisht marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë, të cilat zgjasin për mbi 120 vjet.
“Partneriteti ynë, i bazuar në idealet e përbashkëta demokratike, kontribuon në paqen dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe në unitetin dhe sigurinë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, shtoi Sekretari i Shtetit. Ai theksoi gjithashtu faktin se Bullgaria dhe SHBA janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe popullin e saj, të cilët luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni ushtarak i Kremlinit.
“Unë pres një partneritet të ardhshëm për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe të drejtë për dy kombet tona liridashëse”, përfundoi Antony Blinken në deklaratën e tij.Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin..