Historia filmike e realizuar me mbështetjen e komunitetit bullgar në Bregun Perëndimor të SHBA-ve, po bën një xhiro botërore në diasporat tona në Evropë dhe Amerikë, po ndiqet edhe nga shumë të huaj dhe tani është koha që të paraqitet edhe para shikuesve në vendin tonë që të njihen me Alexander Eppler-in dhe në këtë mënyrë ta shohin atdheun nga një kënd tjetër, të buzëqeshin, të qajnë dhe... të dashurohen.
Për ta prezantuar filmin në vendin tonë, u kthyen regjisori Bogdan Darev dhe frymëzuesi i idesë, Vasill Denev - një muzikant i cili luan në kavall që në fëmijëri, dhe prej vitesh jeton me familjen e tij në Seattle. Miqësia e tij me Alexander Eppler është baza e filmit "Kavall Park":
“Ideja për të gjetur dikë i cili të krijojë një film për këtë person të këndshëm më lindi pasi pash një video të një gazetari bullgar që fliste për një njeri të çuditshëm nga Seattle. E pyeta veten - "a duhet të krenohemi për këtë??! Në Seattle, ekziston një njeri i çuditshëm, kaq i mahnitshëm, me të cilin mund të krenohemi dhe emri i tij është Alexander Eppler - një nga mjeshtrit më të mirë të flautit. Nuk është bullgar as nga lindja, as nga gjaku, por më kapi me vërejtjen e parë se është filantrop bullgar. Ai tha: "Unë jam rus dhe e dua Bullgarinë. Ju na keni dhënë gjithçka, dhe Bullgaria qëndron shumë më lart se Rusia!" – thotë Vasill Denev.
Takimi i tij i parë me Eppler ishte gjatë një koncerti të fyelltarit bullgar me famë botërore Teodosij Spasov në Seattle, i cili u zhvillua në një miqësi afatgjatë. Denev shpesh vizitonte studion dhe "kopshtin bullgar të Eppler" për të luajtur së bashku muzikë dhe për të folur për Bullgarinë. Pikërisht aty ai zbuloi kavallin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.
Epleri u rrit me dashuri për Bullgarinë nga prindërit e tij, të cilët ëndërronin të emigronin në vendin tonë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por duke parë se Bullgaria është e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik vendosën të shkojnë larg - përtej oqeanit, thotë Vasill Denev. Folklori bullgar e mahniti që në fëmijëri, mësoi të luante kavall, dhe në moshën 14 vjeçare shkoi në një koncert të një ansambli bullgar në SHBA, ku mori një ftesë për të ardhur në vendin tonë për të mësuar ritmet vendase nga burimi. “Kavall Park” rrëfen këtë rrugë plot pengesa. Gjatë gjithë jetës së tij pas kësaj, Alexander Eppler ëndërroi të kthehej në Bullgari dhe, megjithëse nuk ishte në gjendje ta bënte këtë fizikisht, sot kthehet përmes filmit dhe miqve të tij bullgarë nga Seattle.
Për fuqinë frymëzuese të filmit flet edhe komenti i një prej shikuesve të tij - Clayton nga Seattle: "Nëse një amerikan 14-vjeçar mund të hyjë fshehurazi në Bullgarinë komuniste për të studiuar muzikë, atëherë asgjë nuk mund të më ndalojë të ndjek ëndrrat e mia!"
Foto: arkiv personal, Kaval Park, Facebook/kavalpark
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..