Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev u dëgjua në parlament nga komisioni i mbrojtjes në lidhje me ndihmën ushtarake për Ukrainën. Në sfondin e kërkesave për dorëheqjen e tij nga GERB dhe DPS, ministri u tha gazetarëve se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje. "Kryeministri Nikollaj Denkov do të japë dorëheqjen më 6 mars. Pse duhet të jap dorëheqjen ditë më parë, nuk ka kuptim," tha Tagarev.
“Bullgaria është një nga vendet që proporcionalisht i jep më shumë ndihmë Ukrainës. Ukrainës i kemi dhënë më shumë se 7000 tonë burime materiale, kryesisht municione, dhjetëra mijëra municione të kalibrit të madh, miliona gëzhoja dhe shumë gjëra të tjera. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sipas mundësive tona”, tha Tagarev.
Argumenti për të kërkuar dorëheqjen e Tagarev nga GERB është dërgimi i vonuar i transportuesve të blinduar që Bullgaria i premtoi Ukrainës. "Është prestigjioze në komunitetin euroatlantik të ndihmosh Ukrainën, dhe këtu, ndoshta, ka një luftë se kush kontribuon në këtë prestigj. Sipas meje kabineti ka një kontribut," komentoi Tagarev.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..