Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një koncert i përbashkët i koreve të fëmijëve të radiove publike të Bullgarisë dhe Rumanisë

Foto: BNR

Koret e fëmijëve të radiove publike të Bullgarisë dhe Rumanisë do të mbajnë për herë të parë një koncert të përbashkët në Bukuresht më 29 shkurt. Aktiviteti është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar mes dy mediave dhe i kushtohet arritjeve të larta korale.

Kori i Radio Rumanisë

“Programi i këtij koncerti është spektakolar, sepse si kori ynë ashtu edhe ai bullgar mund të interpretojnë lehtësisht vepra me vështirësi të ndryshme, duke shtuar elemente skenografike që rrisin emocionin e përcjellë te publiku” – tha në lidhje me këtë veprimtari të përbashkët dirigjenti i Korit të Fëmijëve të Radio Rumanisë Razvan Rados.

Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare, nën drejtimin e dirigjentes Venecija Karamanova dhe pianistes Siana Atanasova, do të interpretojë vepra të kompozitorëve bullgarë, si dhe vepra të kompozitorëve Franc Shubert, Hideo Kobajashi, Astor Piacolla. Në një aranzhim të veçantë do të interpretohet edhe “Rapsodia Boheme” i Fredi Merkjuri.

Të pranishmit në koncert do të kenë mundësi të dëgjojnë këngën bullgare "Jove, vashë e vogël" në aranzhim të Aleksandër Tanev. Kjo është një nga këngët e shumta në repertorin e fëmijëve bullgarë me zë engjëllor. 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BNR, Kori i Radio Rumanisë


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD

"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri

Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..

botuar më 24-10-14 6.15.PD