Një bullgar i gjashtë është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me akuzën për spiunazh të dyshuar për Rusinë, raportoi korrespondenti i BNR në Londër Veselin Paunov.
38-vjeçari Tihomir Ivanov Ivançev u arrestua më 7 shkurt. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Westminsterit më 28 shkurt. Bullgari është banor i lagjes Acton të kryeqytetit britanik dhe akuzohet për konspiracion për të mbledhur informacione që synojnë të jenë drejtpërdrejt ose indirekt të dobishme për një armik në mënyrë që të dëmtojnë sigurinë dhe interesat e shtetit. BBC raporton se Ivançev ka biznesin e tij në Londër dhe merret me dekorim.
Një vit më parë, Orlin Rusev, Biser Xhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stojanov dhe Vanja Gaberova u arrestuan në Londër dhe Norfolk dhe kundër tyre është në pritje një çështje gjyqësore. Ata akuzohen për kryerjen e vëzhgimit të njerëzve dhe vendeve të caktuara nga Rusia nga gushti 2020 deri në shkurt 2023.Bullgaria mund të jetë një partner strategjik i Japonisë për rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha presidenti Rumen Radev. Ai u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në mëngjesin e biznesit të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Japoneze-Bullgare..
“Vëzrazhdane” po i dorëzon një votë mosbesimi qeverisë së Rosen Zheljazkovit për shkak të “dështimit sistematik në politikën e jashtme”. Në vend që të mbrojë interesin kombëtar, kabineti po ndjek verbërisht vijën konfrontuese të elitës liberale..
Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të gjitha rregullave, por rrethana më rënduese është thithja e gazrave. Nga këtu vijnë disa nga..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..