Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Shqipëri

Bullgarët në Gorë ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, por kanë nevojë për mbështetje - Pjesa II

Vizitë në fshatin goran Cërnalevë

Foto: Krasimir Martinov

 Vazhdon vizita jonë tek bullgarët në rajonin e Gorës në Shqipërinë Verilindore.

Mirijan Dauti është një nga mësuesit në moshë më të re në shkollën e fshatiCërnalevë, që është një rajon me popullsi me origjinë bullgare. Mirijani i tregoi ekipit të Radio Bullgarisë se ai ka qenë në vendin tonë, por në planet e tij të së ardhmes pritet edhe një vizitë e re - për një master në gjuhën bullgare. Ai beson se kështu do të jetë më i dobishëm për njerëzit në Cërnalevë, të cilët ruajnë rrënjët e tyre bullgare.

Mirijan Dauti

"Kam qenë në Blagoevgrad për dy javë në vitin 2020. Kam studiuar gjuhën bullgare dhe jam njohur me kulturën bullgare. Tani mësoj fëmijët e klasës së parë dhe të tretë në - matematikë, gjuhë shqipe, dituri natyre" - tha ai para Kostandina Bellos nga redaksia e gjuhës shqipe të Radio Bullgarisë.

kopshtin e fëmijëve, i cili ndodhet në katin e parë të shkollës në Cërnalevë, takojmë Misija Hajdarin, e cila na prezantohet me buzëqeshje:

“Unë jam Misija Hajdari. Punoj si edukatore kopshti. Këtu kemi 11 femije nga mosha 3 deri ne 6 vjeç. Fëmijët janë kryesisht nga fshati ynë, por kemi disa nga vende më të largëta. Në fshat dhe në shtëpitë e tyre fëmijët flasin “nashenski”, kurse në kopsht e në shkollë – në gjuhën shqipe. Fëmijët vijnë me të afërmit e tyre ose me fëmijët më të mëdhenj të shkollës. Nuk i lëshojmë të vijnë vetëm pasi është e rrezikshme. Ne kemi pasur 35 fëmijë në kopsht, por numri i tyre po ulet. E tillë është koha që ka ardhur. Fshati është i izoluar dhe lidhja me qytetin është shumë e vështirë për t’u realizuar dhe njerëzit largohen nëpër qytete ose jashtë vendit”.

Misija Hajdari

Një nga ata që u kthyen në Cërnalevë është Seladin Xhaferaj. Për 8 vite ka qenë drejtor i shkollës së fshatit, më pas është nisur për në Tiranë, ndërsa tani është kthyer në Gorë si mësues i fëmijëve nga klasa e parë deri në të katërtën. Seladin është një njeri që interesohet për gjuhën e atdheut të paraardhësve të tij. Dhe thotë se do të ishte mirë të studiohej bullgarisht në shkollë, që të rinjtë me origjinë bullgare në Shqipëri të mund të flasin edhe bullgarishten moderne, jo vetëm dialektin e ruajtur në Gorë.

Seladin Xhaferaj

"Ne kuptojmë gjithçka. Tashmë kanë filluar të jenë pjesë e gjuhës edhe shumë fjalë nga perëndimi, por është mirë të ruajmë gjuhën tonë sllave. Ka më shumë se 300 milionë sllavë në Evropë. A duhet të na humbasë gjuha? Nuk duhet!" - thotë Seladin.

Drejtor i shkollës në Cërnalevë që nga tetori i vitit 2022 është Ljabdrim Enishaj. Kur u pyet se pse qëndroi në fshat, ai u përgjigj:

"Shumë njerëz u larguan. Por unë nuk mendoj se është mirë të largohem. Kjo është shtëpia ime e lindjes. Nëse e bëj këtë, kush do të qëndrojë?! Nëse na ndihmon shteti – si ai shqiptar, ashtu edhe ai bullgar dhe ata që janë larguar do të fillojnë të kthehen. Dhe jeta do të bëhet më e mirë." - tha ai.

Ljabdrim Enishaj

"Faleminderit që erdhët të na shihni. Ne jemi "minoriteti" juaj. Në shtëpi flasim në gjuhën tonë, në bullgarisht, në shkollë - shqip, por këtu ka interes të mësohet edhe bullgarisht”, është kategorik Ljabdrimi.

Ndihma të cilën kërkoi drejtori i shkollës në Cërnalevë tashmë është realizuar. Në dhjetor të vitit që kaloi dritaret dhe dyert u ndërruan, u vendosën edhe pajisje të reja ngrohjeje, falë përpjekjeve të ambasadës sonë dhe shoqatës bullgare "Bullgarët në Shqipëri".

Në fakt, nuk është hera e parë që Bullgaria ndihmon zhvillimin e bashkisë së Kukësit, së cilës i përkasin fshatrat e Gorës, duke realizuar projekte të ndryshme. I tillë është ai për rikonstruksionin e një kopshti në qytetin e Kukësit. Në një nga shkollat ​​u ndërtua një sallë kompjuterash me fonde nga Bullgaria, një projekt i ngjashëm do të zbatohet në një qendër tjetër arsimore të zonës.

Ljabdrimi me ambasadorin bullgar në Shqipëri Ivaylo Kirov

Nga vjeshta e vitit 2023, Bashkia e Kukësit, së cilës i përkasin edhe fshatrat bullgare të Gorës, ka një kryetar të ri - Albert Halilaj. Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë Ivaylo Kirov u takua me të dhe mori premtimin se bashkia do të punojë për përmirësimin e kushteve të jetesës së goranëve në bashkëpunim të ngushtë me shtetin bullgar. Kryetari i Bashkisë së Kukësit konfirmoi për Radio Bullgarinë se së bashku me ekipin e tij do të përpiqet ta bëjë ndryshimin e mundur për bullgarët dhe në një kohë sa më të shkurtër.

"Ne dimë për problemet me infrastrukturën, me shërbimet shëndetësore, kushtet në shkollat ​​fillore. Së bashku me ambasadën kemi përgatitur një plan masash për t'i kapërcyer gradualisht. Gjithashtu garantoj që pas rindërtimit të Pallatit të Kulturës në Kukës do të hapim një pavion bullgar për të prezantuar kulturën, traditat, gatimet karakteristike dhe veshjet tradicionale të komunitetit bullgar”, tha Albert Halilaj në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj

Në mbështetje të vullnetit të mirë për zgjidhjen e problemeve të minoritetit bullgar në rajonin e Gorës është edhe fakti se në administratën e re të Kukësit u emërua nënkryetar i bashkisë Agron Nuredinaj nga fshati Oreshkë i Gorës, i cili edhe shkollimin e tij e ka kryer në Bullgari.

Me besimin se problemet do të zgjidhen sa më shpejt dhe njerëzit do të qëndrojnë në vendlindjen e tyre, largohemi nga Gora, rajoni tjetër në Shqipëri, ku jetojnë përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare...

Foto: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD