Romani i Rene Karabash - "Burrnesha" korr suksese në Francë dhe Amerikë. Në fund të vitit 2023, përkthimi në frëngjisht i librit fitoi çmimin e përkthimit të Klubit Francez PEN. Përkthimi në anglisht, i bërë nga Izidora Angel, fitoi çmimin për përkthim Gulf Coast Translation Prize në Amerikë, njoftoi BTA.
Rene Karabash është pseudonimi i Irena Ivanova, aktore, regjisore dhe poeteshë bullgare. "Burrnesha" tregon për një zakon në Shqipëri, kur në mungesë të një trashëgimtari mashkull në familje, gratë malësore betohen se do të përmbushin rolin e burrit dhe do të jenë beqare.
Romani zgjoi interes me përkthimet e tij në Egjipt, Francë, Poloni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Së shpejti do të publikohet në disa vende të tjera dhe do të fillojë xhirimi i një filmi në bazë të romanit në bashkëpunim midis Bullgarisë, Italisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Regjia e filmit do të bëhet nga Kostadin Bonev.Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..