Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike Kombëtare".
Në takim morën pjesë ministri i kulturës Krëstjo Krëstev, zëvendësministrja e turizmit Irena Georgieva dhe kryetari i Unionit turistik Vencisllav Venev.
U shqyrtuan 14 aplikime. 7 prej tyre janë miratuar. Midis tyre janë Sinagoga në Sofje, Muzeu Historik në Strellça, Observatori Kombëtar Rozhen dhe Muzeu i Karstit të Rodope në Çepellare, Dogana e lashtë "Dimum" pranë kampit "Belene" dhe Muzeu Historik në Sevlievo me Kalanë “Hotaliç”.
Për shumë prej 100 Objekteve Turistike Kombëtare mund të lexonin në faqen shqip të Radio Bullgarisë në rubrikën “100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE”.Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...