Janica Kënevën e njohim nga pjesëmarrja e saj e suksesshme në spektaklin “Zëri i Bullgarisë” në vitin 2023, ku arriti deri në gjysmëfinale. Ajo ka lindur në vitin 1990 në një familje muzikantësh, të cilët e futën atë në botën e muzikës që në moshë të vogël. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Arteve "Dobri Hristov" në Varna për piano, pastaj në Universitetin e Plovdivit "Paisij Hilendarski" në degën e Arteve Performuese Pop dhe Jazz. Janica është fituese e një sërë çmimesh nga konkurset kombëtare për pianistë dhe këngëtarë. Ajo ka një eksperiencë shumëvjeçare në interpretimin në skenë para publikut vendas dhe të huaj, krijon muzikë origjinale në stile të ndryshme, drejton projekte muzikore dhe aranzhon me sukses muzikë për formacione dhe orkestra të ndryshme.
Një prioritet absolut për Janicën është interpretimi i këngëve të krijuara enkas për të. Prej kohësh Janica ëndërron dhe pret këngën e saj debutuese – “Dashuria ime e vështirë”, me të cilën pas kaq vitesh do të deklarohet si solo artiste. Për realizimin e saj, këngëtarja i beson një ekipi profesionistësh të dëshmuar - Krasimir Gjullmezov krijoi muzikën dhe Marieta Angellova shkroi tekstin. Ata janë ndër autorët e saj të dashur që kanë krijuar disa nga këngët e saj të preferuara. Janica është jashtëzakonisht e lumtur për punën e tyre të përbashkët, e cila çoi në një këngë të bukur dhe emocionuese - për dashurinë e vështirë.
Pyetjes nëse dashuria është e lehtë, Janica Këneva iu përgjigj:
"Unë besoj se ka dashuri të lehtë. Dhe besoj se dashuria e lehtë është dashuria e realizuar, e vërtetë. Por të gjithë duhet të përjetojnë edhe atë të vështirë."
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..