Big Band-i i Radios Kombëtare Bullgare do të na ofrojë programin “Ura mes brezave” në koncertin me të njëjtin emër më 22 shkurt. Më pas në Studion e Parë të Radios do të interpretohen disa nga hitet e estradës vendase nga këngëtarë të rinj. Mbi 20 tituj të dashur do të prezantohen në aranzhime të veçanta. Dirigjenti i ftuar është Georgi Milltiadov - gjithashtu një muzikant i ri, por tashmë i afirmuar, i cili po punon me Big Band-in BNR për herë të parë.
Këngët në programin "Ura mes brezave" janë të kompozitorëve si Josif Cankov, Boris Karadimçev, Stefan Dimitrov, Aleksandër Brëzicov, Vili Kazasjan, Emill Georgiev etj. - emra që kanë lënë një gjurmë në muzikën bullgare dhe shumica prej tyre kanë punuar me ansamblet muzikore të BNR-së. Interpretimet e reja do të prezantohen nga këngëtarë të rinj dhe grupe vokale, laureatë të garave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Më e reja nga solistet e "Urës mes brezave" është 12-vjeçarja e talentuar Kristina Ençeva, e cila do të performojë "Gjer kur" - një këngë me muzikë të Aleksandër Brëzicov dhe tekst të Mihaill Bellçev. "Gjer kur" u përfshi në albumin debutues të Neli Rangellovës dhe në fillim të viteve 1980 të shekullit të kaluar i solli këngëtares çmimin “Lira e Argjendtë” për një performancë të huaj në Festivalin “Lira e Bratislavës” në Çekosllovaki dhe çmimin e dytë në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Këngës në Sopot (Poloni).
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”),..