Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të takosh shpirtin tuaj binjak në male ose çfarë është një "shëtitje për beqarë"

Foto: Arkiv "Shëtitje për beqarët"

Ai është një udhëheqës mali, ajo është psikologe. 4 vjet më parë, Cvetelina dhe Viktor Zidarovi vendosën të kombinojnë profesionet e tyre për të mirën e shpirtrave të vetmuar. Si psikologe, Cvetelina punon me klientë që kanë vështirësi në komunikim dhe nuk mund të gjejnë një partner. Si një udhëheqës malor, Viktor ka zbuluar se kur jemi në mal, ne jemi shumë më të natyrshëm, dashamirës dhe spontan. Kështu lindi “Shëtitje për beqarët.

Viktor dhe Cvetelina 

“Filluam me ecje malore për moshat 24-38 vjeç. Kjo, për mendimin tim, është mosha bazë për të ashtuquajturit "folezim", atëherë një person po kërkon në mënyrë aktive njerëz për të komunikuar dhe për t'u lidhur. Por na kërkuan edhe shumë 40-50-60 vjeçar me dëshirën për t'u bashkuar dhe filluam të organizonim shëtitje malore sipas moshës së pjesëmarrësve, sepse të gjithë duan të komunikojnë me dikë të moshës së tyre”- shpjegon Cvetelina për Radio Bullgarinë.

Shëtitjet tona janë një ose dy ditore, dhe malet ku i bëjmë janë Vitosha, Pirin, Rilla, Osogovska Planina, Stara Pllanina etj., tregon Cvetelina Zidarova.

"Ne kemi tashmë 3 foshnje, të paktën për të cilët dimë, dhe të gjithë janë të moshave të ndryshme sepse kanë ardhur në faza të ndryshme që kur ne organizojmë shëtitje. Kemi çifte që janë ende bashkë, ose njerëz që kanë qenë së bashku për disa muaj pas së cilës janë ndarë. Çfarë do të ndodhë varet nga shumë faktorë. Për mua është e rëndësishme që komunikimi të ndodhë gradualisht, thjesht mundohem ta mbështes që të bien barrierat.”

Shëtitjeve i bashkohen beqarët që nuk ndihen rehat duke përdorur aplikacionet e ndryshme të takimeve. Ata preferojnë që gjërat të ndodhin natyrshëm. “Secili prej nesh ka një rreth miqsh, familjarësh, kolegësh me të cilët komunikonim, por në një moment është e vlefshme që ai të takojë njerëz jashtë këtyre rretheve”, thotë Viktor dhe shton:

"Mali në vetvete ndihmon komunikimin. Situatat atje të provokojnë. Për shembull, kur kemi një kalim të një lumi, një urë ose një seksion të akullt, kjo i bënë njerëzit të ndihmojnë njëri-tjetrin, të komunikojnë. Ose kur ne ulemi diku për të ngrënë, të gjithë i ndajnë ushqimin e tyre me të tjerët, etj."

"Kur takohemi në mal, nuk ka vend për taka, për grim. Nuk ka vend për atë maskën që vendosim në qytet. Atje lart nuk ka "Unë jam mjek", " Unë jam një menaxher.” Atje lart, ju jeni thjesht një person. Takimi bëhet mes njerëzve që nuk janë të vendosur në mënyrë hierarkike me arritjet e tyre. Pyetja është a keni pajisje të mira dhe nëse nuk keni, kush do ta mbajë çantën e shpinës dhe çfarë ushqimi keni brenda saj. Kjo vendos një linjë më të barabartë komunikimi", shton Cvetelina  

Grupet janë me 10 dhe 18 pjesëmarrës. Organizatorët përpiqen të kenë një numër të barabartë burrash dhe grash. Rezulton se shumica e burrave përpiqen t'i bashkohen grupeve deri në moshën 40-45 vjeç. Me sa duket ndërsa janë të rinj janë më të hapur për takime dhe romancë. Nga ana tjetër, zonjat bëhen dukshëm më aktive pas moshës 48-49 vjeç në kërkim të një partneri.  

Tashmë çiftet që u njohën gjatë “Shëtitjes në mal” këmbëngulin të marrin pjesë në një nismë të re – “Ecje për të martuarit”. “Ata pretendojnë se nuk kanë miq të përbashkët dhe po kërkojnë shpirtra binjakë me interesa të ngjashme. Pra, ne kemi planifikuar tashmë shëtitje ku do të flasim për marrëdhëniet në lidhje etj. - thotë Cvetelina dhe shton se në pranverë ajo dhe Viktori planifikojnë të organizojnë një "Shëtitje për të divorcuarit me fëmijë", në të cilën vetë fëmijët do të marrin pjesë , si "katalizatorë" për takime dhe marrëdhënie të reja romantike.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Arkiv "Shëtitje për beqarët"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD