Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur në Muzeun Historik Rajonal - Sofje në formën e një ekspozite të përkohshme.
Historia e lëvizjes turistike fillon me idenë e pasçlirimit të intelektualëve të kryeqytetit për t'i parë malet si një vend për shëtitje dhe frymëzim. Rrëfimi vizual në ekspozitë ndjek zhvillimin e turizmit dhe shndërrimin e Vitoshës në një destinacion modern katër stinor.
Retrospektiva fizike e së kaluarës së Vitoshës përfshin gjithashtu veshje turistike, aksesorë për shëtitje malore, mostra dokumentesh, shenja të veçanta, certifikata e të tjera. Rrëfimi verbal i ekspozitës së Muzeut Historik Rajonal plotësohet me informacione për shpalljen e Vitoshës park natyror me dekret të Mbretit Boris III në vitin 1934. Ka të dhëna edhe për kronologjinë e ndërtesave të ngritura për strehim, çezmat dhe vendet e pushimit, rrugët e ndërtuara dhe shenjat e vendosura, shtëpitë e pushimit dhe hotelet. Pjesa dokumentare përfshin gjithashtu informacione për pjesën e teleferikëve, si dhe për pistat e skive të Vitoshës.
Foto: sofiahistorymuseum.bgPërpiloi: Gergana Mançeva
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..