Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat e bujqve vazhdojnë për të tretën ditë

Foto: BNR

Në ditën e tretë të pakënaqësisë, bujqit organizuan një bllokadë të re të rrugëve të rëndësishme republikane. Sektori u shpreh kundër kushteve të të ashtuquajturës marrëveshje e gjelbër, importit të parregulluar të produkteve bujqësore nga Ukraina dhe vende të treta, si dhe kundër mungesës së mbështetjes shtetërore për bujqësinë. Protestuesit presin më shumë qartësi dhe garanci për kërkesat e tyre financiare.

Rreth 100 prodhues të drithërave dhe perimeve serrë bllokuan qasjen drejt Autostrads "Trakija" në zonën e fshatit Saraja, pranë qytetit Pazarxhik. Atyre iu bashkuan edhe prodhues blegtoral, të cilët thanë se ishin një nga sektorët më të mbingarkuar dhe më të dëmtuar të bujqësisë, të mbingarkuar nga shkresat e tepërta. Bllokada do të qëndrojë deri në orën 14, prandaj policia po organizon devijime.

Tashmë ka më shumë se 200 bujq  protestues pranë fshatit Trud në rajonin e qytetit Plovdivit. Ato mbështeten nga përfaqësues të sektorëve të "blegtorisë", "perimtarisë" dhe " pemëtarisë". Atyre iu bashkuan edhe bletarët dhe vreshtarët e rajonit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD