Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev" në qytetin Plovdiv.
Aktiviteti mblodhi së bashku njohës të folklorit vendas nga afër dhe nga larg. Bullgarë, amerikanë, japonezë, disa prej tyre kaluan qindra kilometra për të takuar profesor Andonovin dhe për të marrë pjesë në klasën e tij”, shkruan në Facebook organizaorët e veprimtarisë nga
Shkolla Bullgare “Hristo Botev” në Nju Jork. Sipas një tradite të vjetër bullgare, Prof. Andonov u prit me një bukë rituale dhe një përshëndetje të veçantë nga nxënësit e grupit të vallëzimit pranë shkollës. Së bashku me Prof. Andonov, pjesëmarrësit në seminar mësuan 8 valle bullgare me vështirësi të ndryshme nga disa rajone folklorike të Bullgarisë.
“Buzëqeshjet në fytyrat e pjesëmarrësve na mjaftuan për të kuptuar se magjia e kërcimit kënaq, emocionon, bashkon dhe mbi të gjitha na kujton se Bullgaria jeton në zemrat tona!” - vërejnë organizatorët.
Foto: Shkolla Bullgare "Hristo Botev" - Nju Jork"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..
Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..