Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fermerët fillojnë protesta ditën e martë në të gjithë vendin

Foto: BTA

Dhoma Agrare Bullgare ka vendosur që të martën të nisë protesta në të gjithë vendin, mësoi BNR. Fermerët po i drejtohen masës së fundit pavarësisht mbështetjes së premtuar financiare nga qeveria. Kështu ata do të dalin me teknikë të rëndë në 85 pika në të gjithë vendin, gati për të bllokuar rrugët dhe pikat kufitare.

Edhe Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Drithërave ka shpallur protesta me afat të pacaktuar që fillojnë ditën e martë, pasi e cilëson propozimin e shtetit si “të pakënaqshëm dhe të papranueshëm”.

Shteti u ofron të punësuarve në degë për 3000 hektarët e parë tokë 10 leva / 5,12 euro/ shtesë për hektar, që do t’i marrin menjëherë, dhe 10 leva të tjera deri në shtator, dhe për zonat e mbetura - 5 leva /2,56 euro/ për hektar tani dhe 5 leva të tjera deri në shtator. Një total prej 150 mln leva /76,8 mln euro/ mbështetje shtesë është planifikuar për prodhuesit e mishit, qumështit, vezëve, frutave dhe perimeve për shkak të importeve më të lira nga vendet jashtë BE-së dhe rritjes së kostove për fermerët.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

NASA: Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij

NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në..

botuar më 24-06-22 4.45.MD

Trenat gjermanë nisen midis Sofjes dhe Burgasit

Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar gjermanë të përdorur, të cilët i morën Hekurudhat Shtetërore Bullgare, njoftoi BGNES. Ata do të..

botuar më 24-06-22 4.35.PD

Parashikimi i motit për 22 qershorin 2024

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje rreth 34°. Në zonat malore do të mbajë mot..

botuar më 24-06-21 7.35.MD