Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2023-ta ishte viti më i ngrohtë në Bullgari që nga mbajtja e statistikave

Aktiviteti njerëzor mbetet shtytësi kryesor i ndryshimeve klimatike

Foto: arkiv

Vitet e fundit jemi dëshmitarë të një moti atipik për stinët përkatëse. Viti 2023 nuk ishte përjashtim, dhe tepricat e motit shkuan aq larg sa e bënë vitin e kaluar më të ngrohtin në botë që nga viti 1850. Temperatura tejkaloi me 14,98 gradë normën e vitit 1850, i cili konsiderohet themelor, pasi është i periudhës paraindustriale të botës - pas së cilës njeriu filloi të luajë një rol thelbësor në të gjitha proceset natyrore.

Në Bullgari, temperatura mesatare vjetore ishte 12.9 °C, duke e bërë vitin 2023 më të ngrohtin që nga viti 1930, sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Të gjitha stinët kanë qenë më të ngrohta se zakonisht, përveç pranverës, kur temperaturat kanë qenë nën normalen për vendin tonë. Ndonëse është muaji i parë i vjeshtës, shtatori na ka dhënë më shumë ditë me temperatura verore sesa muaji i parë i verës – qershori.

Shkalla me të cilën temperaturat globale janë rritur që nga fundi i viteve 1970 deri më sot është rreth 0,2 gradë për dekadë, sipas analizës së Dr. Simeon Matev, asistent kryesor në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Gjeografisë të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", të prezantuar nga Klubi i Shtypit "Klimateka".


Vitin e kaluar, çdo muaj nga korriku deri në dhjetor ka qenë rekord i ngrohtë për sa i përket temperaturave mesatare mujore, ndërsa 2023-ta mbetet në histori si viti më i ngrohtë në 77 vende që nga regjistrimi. Mes tyre janë Kina, Brazili, Koreja e Jugut, Japonia, Meksika, Gjermania, Holanda, Zvicra, Ukraina dhe ... Bullgaria.

Në vendin tonë statistikat për temperaturat e ajrit përpilohen prej afro një shekulli - theksoi klimatologu Simeon Matev.

Simeon Matev

Në 30 vitet e fundit, temperatura mesatare vjetore në Bullgari është rritur me 0,8 deri në 1 gradë. Kjo rritje është më e madhe në pjesën veriore të vendit tonë. Nga viti 2011 e deri më sot kemi qenë në një periudhë prej 12 vitesh me rritje të temperaturës mbi normë, me rritjen e temperaturës me afrimin e vitit 2020."

Sipas Matev, viti 2023 ka qenë më mbi normë në Para-Ballkanin Qendror, në pjesët qendrore të Rrafshinës së Danubit dhe në shumë rajone të Bullgarisë Verilindore.

“Një nga arsyet për këtë është se në vendin tonë shumë shpesh kemi pasur erë jugore që ka transferuar masa të ngrohta ajrore. Pjesët jugperëndimore të vendit kanë qenë më së paku të prekura prej tyre. Këto janë rajonet e Sandanskit dhe Petriçit, të cilat janë përgjithësisht nga më të ngrohtat në vendin tonë”.


Për sa i përket reshjeve, muajt e lagësht të nëntorit dhe dhjetorit kanë kontribuuar për të kapur normën e tyre vjetore. Frekuenca e stuhive të erës gjatë vitit është e konsiderueshme - pothuajse në të gjithë muajt ka informacione për dëme materiale të shkaktuara nga fryrjet e forta të erës në rajone të ndryshme të vendit.

Cilat janë arsyet që viti 2023 të jetë aq i ngrohtë?

“Një nga shkaqet më të rëndësishme është faktori njerëzor bashkë me rritjen e përqendrimit të gazeve serrë – thekson eksperti. El Niño gjithashtu pati një ndikim të rëndësishëm,  si dhe cikli diellor dhe shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga (në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor - shënimi i autorit), si dhe ndotja e deteve dhe e oqeaneve nga karburantet e flotës ushtarake, të pasagjerëve dhe tregtare."


Ndoshta është më e saktë të thuhet se të paktën gjysma e ngrohjes globale - jo vetëm për vitin e kaluar, por në përgjithësi - është pikërisht për shkak të aktivitetit njerëzor - shpjegoi Simeon Matev dhe shtoi:

"Në vitin 2023, përqendrimi i dioksidit të karbonit është tashmë afër 420 pjesëza për milion. Imagjinoni 1 000 000 pjesëza, nga të cilat 420 janë dioksid karboni. E di që mund të mos tingëllojë shumë, por roli i një gazi serë është të mbajë nxehtësinë, e cila emetohet nga Toka. Prandaj çdo grimcë e këtij 1 milion është thelbësore”, kujton klimatologu.

Foto: BTA, climateka.bg, arkiv personal

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD