Një operacion i specializuar është duke u zhvilluar në godinën e Drejtorisë kryesore për Luftimin e kundër Kriminalitetit të Organizuar pas raportimit për aktivitet spiunazhi, e informuan Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) nga prokuroria. Bëhet fjalë për një punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u ka dërguar informacione në mënyrë elektronike personave të lidhur me Rusinë.
Sipas një burimi të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), bëhet fjalë për një grua që i ka eksportuar informacione të klasifikuara një ish-punonjëse të Ambasadës ruse në vendin tonë, e cila është shpallur persona non grata.
Veprimtaritë hetimore vijojnë me kontrollet në adresa të ndryshme. Ndërkohë, Nova TV raportoi se një aksion me akuzën e spiunazhit ka nisur edhe në Agjencinë Shtetërore “Siguria Kombëtare.
Ndërkohë, në Plovdiv, kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Zhivko Kocev, konfirmoi informacionin për një spiun të ndaluar në sistemin e MPB-së.Sipas tij, punonjësi ka qenë në vëzhgim prej disa muajsh.Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..