Nga data 20 deri më 28 janar, romakët dhe të ftuarit e Qytetit të Përjetshëm mund të vizitojnë ekspozitën "Bukuria e mozaikëve romakë (shek. I-VI). Zbulime në trojet bullgare” nga Katja Badinska-Lekova. Ekspozita ndodhet në galerinë "Bullgaria" në rrugën "Monte Brianzo" 60 në qendrën historike të kryeqytetit italian. Organizator i aktivitetit është Instituti Bullgar i Kulturës në Romë.
Katja Badinska-Lekova pikturon që nga vitet 70 të shekullit të 20-të dhe ekspozita e saj e parë ishte në vitin 1981 në Sofje. Ajo pikturon me bojëra vaji, kalon në pastel, ndërsa vitet e fundit autorja punon edhe me bojëra akrilike në xham. Ka piktura në koleksione private në Bullgari, Gjermani, SHBA.
Estetika e veshjes së lashtë prej guri, me figurat dhe miniaturat mbi të, ka emocionuar prej kohësh ndërgjegjen e Katja Lekovës. Është me profesion kimiste dhe pedagoge universiteti, por edhe njohëse e shkëlqyer e veprave klasike të artit. Ajo vetë e di se për sa punë dhe frymëzim ka nevojë autori duke krijuar një nga veprat e tij, ndaj nuk dëshiron të imagjinojë se një ditë kryeveprat e lashtësisë, si mozaikët, do të zhduken nga trojet tona. Ajo i kushtoi shumë kohë dhe fonde personale udhëtimeve dhe fotografimit të vendeve ku ka edhe fragmente të vogla të mozaikëve. Misioni i saj nuk mbaron me kaq. Pasi i filmon, ajo në mënyrë krijuese përpiqet t'i transferojë duke përdorur një teknikë të veçantë në xham, mësojmë nga materiali i Gergana Mançevës për Radio Bullgarinë. Më shumë për krijimet unike të autores origjinale bullgare do të mësoni nga botimi: Katja Lekova rikrijon mozaikë romakë mbi qelq nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: BKI - Romë
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..