Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur në fshatrat dhe qytetet e Bullgarisë Perëndimore. Në të marrin pjesë vetëm burra, ata lëvizin me një hap specifik, veshin maska mbresëlënëse dhe kostume origjinale dhe fshatrat e tyre oshtijnë nga qindra zilet, urimet dhe bekimet e tyre.
Në rajonin e Përnikut pjesëmarrësit në këtë maskaradë quhen survakarë, prej nga vjen edhe emri i traditës vendase - "Surva". Pjesëmarrësit në lojërat paraprake me maska në rajone të tjera të Bullgarisë njihen si kukerë. Loja e njerëzve të maskuar me lëkurë kafshësh është një unitet mistik i ritmit, tingullit dhe ngjyrave. E gjithë simbolika e festës ka për qëllim dëbimin e forcave të liga dhe përgatitjen për një fillim të ri me zgjimin e afërt të natyrës. Lojërat e maskaradës shoqërohen me urime për një korrje të pasur, shëndet dhe pjellori.
Zakoni dimëror “Surva” është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Më shumë hollësi mund të lexoni më poshtë:
Foto: BGNES"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..
Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..