Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një lutje për të vdekurit dhe ceremoni e bekimit të ujit për shëndet u kryen në kishën e BNR-së

Foto: Αni Petrova

Peshkopi Polikarp i Bellogradçikut mbajti një lutje përkujtimore dhe u mbajt një ceremoni e bekimit të ujit të shenjtë për shëndet në kishën "Shën Gjon Gojarti" në oborrin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Kështu përfundoi kremtimi i 89-vjetorit të medias.

I përmendëm emrat e atyre kolegëve që fatkeqësisht na lanë vitin e kaluar dhe me shpresë e shikojmë të ardhmen dhe 90-vjetorin tonë”, tha drejtori i medias Milen Mitev në eterin e BNR. Ai shtoi se dashuria për punën krijon një frymë unike në radio “që ne përpiqemi ta ruajmë”. Peshkopi Polikarp uroi që ditët e të gjithëve të jenë të mbushura me besim, shpresë, dashuri, gëzim, virtyte.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpallim ditën e martë ditë zie kombëtare për viktimat në Maqedoninë e Veriut

E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...

botuar më 25-03-17 2.03.MD

Një studente në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad është mes viktimave të zjarrit në Koçan

Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..

botuar më 25-03-17 10.28.PD
Drejtori i spitalit

Gjendja e 14 viktimave të zjarrit në Koçan të Maqedonisë së Veriut, të pranuar për trajtim në vendin tonë, është jashtëzakonisht e rëndë

Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...

botuar më 25-03-17 8.33.PD