Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore të gazetarisë

Foto: Ani Petrova

Radioja Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore të gazetarisë

"Bashkësitë bullgare jashtë vendit dëgjojnë Radio Bullgarinë me shumë interes," tha nënpresidentja Ilijana Jotova.

Në ditën që feston 89 vjetorin e krijimit të saj, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) shpërndau çmimet e saj vjetore për gazetarinë.

Sillvija Velikova - drejtuese dhe reportere në gjykatë në programin "Horizont" fitoi çmimin e madh "Sirak Skitnik" me emrin e drejtorit të parë të Radio Sofjes. “Faleminderit kolegëve të mi – më parë dhe sot, nga emisioni “Përpara të gjithëve”, ky është një emision - markë. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan gjatë rrugës për të qenë gazetare. Vitet e fundit emisioni “Politikisht Jokorrekte” ka qenë një shkollë e madhe për mua”, tha ajo.

Fituesja e çmimit të madh Sirak Skitnik Sillvija Velikova (majtas) së bashku me nënpresidenten Ilijana Jotova

Çmimin më prestigjioz e ndau nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila iu drejtua edhe gazetarëve të Radio Bullgarisë, duke i siguruar se komunitetet bullgare jashtë vendit po i dëgjojnë me shumë interes.

“Në këtë shekull të mbiinformimit, e vërteta po zhytet gjithnjë e më thellë e shtypur nga një gur i rëndë – gënjeshtra, dezinformimi. Por sot, kur bëhet fjalë për informacionin që vjen nga studiot tuaja, kjo është një emblemë besueshmërie. BNR krijoi një qendër të verifikimit të fakteve, e cila përdoret nga shumë media të tjera”, tha gjithashtu Ilijana Jotova.

Në kategorinë e re "Profesionalizmi në eter" çmimi i takoi gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ Georgi Ljubenov, i cili e filloi karrierën e tij në Radion Kombëtare Bullgare. Gjatë ndarjes së çmimit, drejtori i përgjithshëm Milen Mitev tha: “Radioja është plot me ëndërrimtarë që i transmetojnë ëndrrat e tyre audiencës sonë. Radioja është media pak më e qetë, më modeste, më intime. Radioja edhe sot është e mbushur me njerëz që punojnë me dashuri. Gëzuar festën për të gjithë ata që i kanë hapur zemrat “Shtëpisë së Vjetër” ashtu siç i ka hapur dyert edhe ajo për ta!”

“E dua Radion, jam fëmijë i Radios. Universiteti i Gazetarisë në Bullgari ka një emër - Radioja Kombëtare Bullgare”, tha fituesi nga ana e tij.

Çmimi vjetor për radio-gazetari iu dorëzua Zllatko Zhelevit, shef i departamentit “Portali i Internetit” në Drejtorinë “Programet Digjitale”, për serinë e studiove televizive kushtuar luftës në Ukrainë dhe zgjedhjeve në vendin tonë.

Çmimi për transmetim radiofonik, radioprojekt, projekt muzikor apo projekt multimedial iu dha ekspozitës virtuale – pjesë e projektit multimedial “Le të pyesim Sirak Skitnik – 140 vjet nga lindja e Sirak Skitnik”. Drejtori i programit "Hristo Botev", Kin Stojanov, theksoi rëndësinë e madhe të fondit arkivor të BNR-së, i cili ruan zërin dhe kujtimin për drejtorin e parë të "Radio Sofjes".

Radio Bullgaria gjithashtu mori pjesë me nominimet e veta - për transmetim radiofonik, radioprojekt, projekt muzikor ose projekt multimedial me serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në... Shqipëri", realizuar nga Krasimir Martinov dhe Kostandina Bello, për praninë e jashtëzakonshme në eter të Elena Karkallanovës, drejtuese e programit "Bullgaria Sot", për çmimin e madh "Sirak Skitnik" me Redaksinë "Bullgaria", e cila përhap kulturën bullgare jashtë vendit. 

Në ceremoninë në Studion e Parë të BNR-s ishin të pranishëm nënpresidentja Ilijana Jotova, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kulturë dhe Media Toma Bikov, drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev, kryetarja e Këshillit për Media Publike Milena Dimitrova.

Me rastin e festës, më herët sot në hollin e mermerit të BNR-së, u hap ekspozita finale e konkursit të pikturës "Në gjurmët e Sirak Skitnik" me piktura të nxënësve të Liceut Kombëtar Artistik "Dimitër Dobroviç" në SlivenBullgari Juglindore.
Foto: Ani Petrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 19 nëntor 2024

Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se më..

botuar më 24-11-19 3.00.MD

Bullgaria sot – 18 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Kur mbaron dashuria” nga Orlin Goranov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:39 - Lajme 11:37- Kënga e ditës

botuar më 24-11-18 3.00.MD

Bullgaria sot – 15 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të fundit “Bukuria” nga grupi “Kanella”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:41 - Lajme  15:12 - Kënga e ditës

botuar më 24-11-15 3.00.MD