Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) takohet sërish me muzikantë nga Ballkani, të rëndësishëm për skenën evropiane të xhazit, në një koncert të Big Band-it të BNR. Në kuadër të projektit “Muzika e re evropiane”, koncerti sonte (18 janar) në orën 19 në Studion e Parë të Radios do të prezantojë muzikë origjinale nga Vladimir Nikolov nga Maqedonia e Veriut – kompozitor, kitarist dhe aranzhues, i cili do të jetë edhe dirigjent. Si solistë do të dëgjojmë bateristin Sërxhan Ivanoviç nga Bosnja dhe kolegët e tij bullgarë Mihaill Ivanov – bas kitarë/kontrabas dhe Antoni Donçev – piano.
Bashkëpunimi i Vladimir Nikolov, Sërxhan Ivanoviç dhe Mhaill Ivanov daton në vitin 2002, kur ata u takuan në Konservatorin në Amsterdam. Të tre vazhdojnë të luajnë së bashku në ansamblin "Nikolov-Ivanović Undektet ", krijuar në vitin 2017 nga Vladimir Nikolov dhe Sërxhan Ivanoviç. Tani publiku bullgar ka mundësinë të përjetojë muzikën e tyre live.
Le ta dëgjojmë edhe ne kompozicionin "Scream" nga Vladimir Nikolov. Është nga albumi i tretë i "Nikolov-Ivanović Undektet " - "Dystopia", që doli në tregun muzikor në dhjetor 2023. Pjesë nga ai do të luhen edhe në koncertin e mbrëmjes së sotme në Studion e Parë të BNR-së.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Muzikantët e grupit Strykers udhëhiqen gjithmonë nga ideja e krijimit të një vepre origjinale në fushën e hard rock-ut melodik. Incizimi i tyre i fundit..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare feston 65 vjetorin e tij me një koncert në ditën e themelimit të tij - 21 mars. Që atëherë, këngëtarët e rinj..