Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të opinionit publik, Bullgaria do të ketë një qëndrim të përmbajtur ndaj teknologjive gjenomike

Ministri Vëtev
Foto: BGNES

Teknikat e reja gjenomike në bujqësi nuk janë OMGJ. Tema u ngrit nga njerëz që nuk e kuptojnë. "Ne do të abstenojmë derisa shoqëria bullgare të informohet," tha për bTV ministri i bujqësisë Kirill Vëtev. Megjithë mbështetjen e tij personale për inovacionin, ai votoi "abstenim" në takimin e fundit të ministrave të bujqësisë në Bruksel. Ministri hodhi poshtë pohimin se vota e Bullgarisë në Këshillin e Ministrave ishte vendimtare. “Ne votuam “abstenim”, por pesha jonë është 1.53%. Ne dhe Gjermania abstenuam. Tashmë rezultati është 57% “pro” dhe duhet të jetë 62”, tha ai dhe theksoi se nëse lejohet përdorimi i teknikave gjenomike, ndalimi i importit të OMGJ-ve nuk do të hiqet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD