Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Presidenca Belge: "sprinti përfundimtar" para zgjedhjeve evropiane dhe kthesa e papritur me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel

Gergana Pasi: Është shumë e rëndësishme që Bullgaria të përshpejtojë ritmin sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të përmbushë prioritetet e saj strategjike, përpara se Evropa të zgjerohet edhe më tej në Lindje, me një numër të madh vendesh

Charles Michel dhe Viktor Orbán

Belgjika mori presidencën e Këshillit të BE-së në një moment të vështirë. Vendi do të vazhdojë punën e presidencës së mëparshme spanjolle përpara se t'ia dorëzojë stafetën Hungarisë. "Sprinti përfundimtar" i Belgjikës përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian është i ngarkuar me një sërë pritshmërish dhe vendi është nën presion për të përfunduar çështjet kryesore përpara seancës së fundit plenare të PE në prill. Belgjika do të përqendrojë përpjekjet e saj në gjashtë fusha nën moton “Le të mbrojmë. Le forcohemi. Le të përgatitemi” – njoftoi kryeministri i Belgjikës Alexander de Croo:

Kryeministri i Belgjikës Alexander de Croo

"Presidenca jonë vjen në një moment të rëndësishëm kur ne duhet të përmbushim pritshmëritë e vendeve tona, që do të thotë të mbrojmë qytetarët evropianë, të forcojmë ekonominë tonë, të përgatisim një të ardhme të përbashkët. Sot BE është në një udhëkryq dhe uniteti i këtij bashkimi do të jetë vendimtar në përballimin e sfidave të shumta që na presin. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të demonstrojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme dhe të fortë për Ukrainën. Kjo është garancia më e mirë për stabilitetin tonë të ardhshëm dhe për sigurinë tonë kolektive."

Testi i parë i rëndësishëm përpara Presidencës Belge është takimi i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së më 1 shkurt, ku do të kërkohet një konsensus për përditësimin e buxhetit me 50 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën dhe do të llogaritet roli vendimtar i Belgjikës për të gjetur një mënyrë për të kapërcyer veton e kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Në sfondin e lëvizjeve komplekse politike në kërkim të konsensusit, Presidenca Belge filloi me një kthesë të papritur dhe një zhvendosje politike shtresash, pasi ish-kryeministri i vendit dhe presidenti aktual i Këshillit Evropian, Charles Michel, shpalli ambiciet e tij për të kandiduar për eurodeputet.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel

Kjo rriti presionin mbi liderët për të zgjedhur një president të ri të Këshillit për të kufizuar mundësinë që kryeministri hungarez Viktor Orbán - i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Moskën – ta udhëheqë institucionin gjatë Presidencës Hungareze në gjysmën e dytë të vitit.

Në të gjithë dinamikën politike, Bullgaria duhet të vazhdojë “politikën e ngutjes" në kërkim të lëvizjeve të dobishme për të kapërcyer veton austriake për Shengenin tokësor. Belgjika ka deklaruar tashmë mbështetjen e saj për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në zonën Shengen. Ambasadori i Belgjikës në Sofje Frederic Meurice:

Ambasadori i Belgjikës në Sofje Frederic Meurice

"Mendoj se është një sfidë për Belgjikën ta përmbushë atë, të ndërmarrë hapat e ardhshëm. Është shumë e rëndësishme që ne kemi shprehur një ndjenjë të mirë dhe të qartë evropiane ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë. "

Konfigurimi kompleks në politikën evropiane vë në pikëpyetje synimet për Bullgarinë, por ofron edhe mundësi për një linjë edhe më të shpejtë të politikës së jashtme të vendit tonë, komentoi Gergana Pasi, ish-ministre për çështje evropiane, presidente e “PanEvropa Bullgaria” në një intervistë për BNR:

Gergana Pasi, ish-ministre për çështje evropiane, presidente e “PanEvropa Bullgaria”

Zonja Pasi, me çfarë pritshmërish dhe shpresash i drejtohet Bullgaria Presidencës Belge? Belgjika ka deklaruar mbështetjen për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Shengen, por sa gjasa ka që në 6 muajt e ardhshëm të caktohet një datë për heqjen e kontrolleve kufitare tokësore?

Po, vërtet, në diskutimin e fundit të “PanEvropa” me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari dhe me zëvendëskryeministren Maria Gabriel, ambasadori, duke iu përgjigjur një pyetjeje, deklaroi mbështetjen në parim për përfundimin e anëtarësimit të Bullgarisë në zonën Shengen. Natyrisht, kjo nuk duhet të krijojë pritshmëri të tepruara në vendin tonë, duke pasur parasysh kontekstin politik dhe faktin që kjo presidencë bëhet në fund të treshes së presidencave: Suedia, Spanja dhe Belgjika, dhe mu para zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian në qershor, që do të thotë se tradicionalisht kjo do të jetë një presidencë me një periudhë më të kufizuar veprimesh dhe me tema kyçe strategjike me të cilat do të fillojë. Kjo padyshim do të jetë Ukraina dhe pikërisht Ukraina është shënuar pa mëdyshje si një prioritet kryesor strategjik për Belgjikën dhe për Bashkimin Evropian, kështu që për momentin të gjitha pritjet janë të përqendruara në Këshillin e ardhshëm joformal më 1 shkurt.”

Cili është imazhi evropian i Bullgarisë, e cila siguroi fazën e parë të rotacionit të kabinetit dhe pret që ai i vërtetë të ndodhë në mars? Sa mund të jetë fitimprurëse dhe të arrijë rezultate reale “politika e ngutjes” përpara zgjedhjeve europiane?

Nuk kam dyshim se kjo është e vetmja politikë e drejtë dhe në fakt 6-7 muajt e fundit kanë treguar që Bullgaria mobilizohet në të vërtetë kur ka një qëllim. Synimi për t'iu bashkuar Shengenit, i ndjekur nga përgatitjet tona për t'u anëtarësuar në Eurozonë dhe në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, janë një sërë çështjesh që i mobilizojnë politikanët. Është shumë e rëndësishme që Bullgaria të përshpejtojë ritmin sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të përmbushë prioritetet e saj strategjike, përpara se Evropa të zgjerohet edhe më shumë në Lindje, me një numër të madh vendesh."

Në afat të shkurtër, Presidenca Belge përballet me sfidën e takimit të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë më 1 shkurt, kur do të kërkohet marrëveshja për 50 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën. Çfarë prisni nga ky takim dhe a është e mundur që Hungaria të heqë veton për këtë mbështetje financiare dhe me çfarë kostoje?

"Unë jam pozitive për këtë takim. Ju kujtoni se ai u rregullua pasi në Këshillin Evropian në dhjetor Hungaria në një mënyrë të veçantë hoqi veton për procesin e zgjerimit, por refuzoi të japë dritën jeshile për ndihmën ushtarake dhe financiare për Ukrainën, për këstin e radhës. Ndërkohë, javën e kaluar, u dërgua një deklaratë me shkrim Presidencës Belge nga Hungaria, në të cilën duket se Hungaria është tashmë e prirë të heqë veton, natyrisht, me kushte - kjo ndihmë prej 50 miliardë eurosh për vitet e ardhshme të mos votohet një herë, por të hidhet në votim çdo vit. Për mendimin tim një vendim i tillë mund të pranohet, megjithëse ai fsheh disa rreziqe."

A munden liderët e BE-së të bien dakord shpejt për një pasardhës të Charles Michel pas kërkesës së tij për t'u dorëhequr nga posti i Presidentit të Këshillit të BE-së dhe sa real mendoni se është skenari që kryeministri hungarez Viktor Orbán të marrë përsipër rolin e Presidentit të Këshillit Evropian në një periudhë të përkohshme gjatë Presidencës Hungareze, e cila fillon menjëherë pas asaj belge?

Këto ishin ndër rezervat kryesore të shprehura kur Charles Michel njoftoi synimin e tij për të lënë detyrën më herët dhe për të kandiduar në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Nuk kam asnjë dyshim se shtetet anëtare do të përballen me problemin lidhur me zgjedhjen e pasardhësit të Charles Michel-it - d.m.th. nuk supozoj se kryetari i radhës i zgjedhur sipas parimit të rotacionit, Hungaria, do të disponojë më shumë pushtet. "

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: EPA/BGNES, BGNES, BNR, arkiv

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD

Dy artistë britanikë krijojnë prej rëre një skenë të Lindjes së Krishtit në Burgas

Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..

botuar më 24-12-24 4.20.PD
Burra të armatosur në provincën siriane Hama, 3 dhjetor 2024

Optimizëm, por edhe mosbesim - këndvështrimi evropian i ngjarjeve në Siri

Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..

botuar më 24-12-23 11.30.MD