Në një ceremoni solemne më 25 janar - Dita e Radios Kombëtare Bullgare, do të jepen çmimet vjetore të gazetarisë të medias. Të nominuarit mund të shihen tani në faqen e internetit bnr.bg, ndër të cilat është edhe "Radio Bullgaria".
Redaksia “Bullgaria” e “Radio Bullgarisë” është nominuar për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e BNR-së për punën e ekipit në përhapjen e kulturës bullgare jashtë vendit.
Elena Karkallanova, redaktore përgjegjëse, u nominua për Çmimin e Radio Gazetarisë - një çmim individual për prani të jashtëzakonshme. Elena është një nga tre prezantuesit e programit "Bullgaria Sot", i cili në një formë të përmbledhur paraqet ngjarjet më të rëndësishme nga Bullgaria, të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme në komunitetet bullgare jashtë vendit.
Për çmimin për transmetim radiofonik, ose radioprojekt, ose projekt muzikor, ose projekt multimedial të BNR-së, është nominuar një ekip i "Radio Bullgarisë" për serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në... Shqipëri".Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë në rubrikën “Shoqëri” do të flasim për problemet e kafshëve të pastrehë në Bullgari. Pas kësaj ju ftojmë të bëjmë një shëtitje përgjatë luginës..
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në këtë program do të dëgjoni më shumë për mundësitë për studime në gjuhën frënge në universitetet bullgare. Në “Këngën e ditës” ju prezantojmë..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Këngë dhe valle dasme” nga Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën e titulluar “Betimi” nga grupi..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni vepën origjinale të Veronika Todorovës..