Gjatë vizitës së delegacionit bullgar në Uashington, nuk janë bërë kërkesa shtesë për ndihmë në Ukrainë, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev për korrespondentin e BNR në SHBA, Svetosllav Kozllovski. Tagarev tha se aleatët amerikanë dhanë një vlerësim shumë të lartë për veprimet e kabinetit për të modernizuar ushtrinë "për të qenë një aleat i denjë në NATO". Buxheti i rritur i mbrojtjes lejon rritjen e kapacitetit për të penguar kundërshtarët e mundshëm dhe për të mbrojtur territorin tonë, shpjegoi ministri. Në takimet e tij në Uashington u diskutua për ndërtimin e infrastrukturës për formacionet shumëkombëshe në vend. "Një theks tjetër ishte tek ndihma për Ukrainën, e cila është një element themelor i politikës sonë, pasi me Ukrainën ne mbrojmë edhe veten ", shpjegon ministri.
GERB-SDS mbetet në qëndrimin se Bullgaria duhet të ketë një qeveri stabile dhe kjo duhet të jetë me mandatin e parë të GERB. Duke hyrë në Kuvendin Popullor, Denica Saçeva, nënkryetare e grupit parlamentar GERB-SDS, theksoi se nëse ka pjekuri dhe..
Ministri i jashtëm austriak Aleksandër Shalenberg theksoi nevojën që të gjitha vendet e rajonit të Danubit të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe që Danubi të jetë një lumë i brendshëm për Bashkimin Evropian, njofton BNT. Këtë vit, Austria është..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, në shumicën e zonave - pothuajse i qetë. Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi..
Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se..
2023 është edhe një vit në të cilin korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit mbetet i fshehur, pasi procedimet penale të zhvilluara nuk..
“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë..