Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti filloi punën në vitin e ri me deklarata politike

Foto: BTA

Në seancën e parë të Kuvendit për vitin 2024, forcat politike lexuan deklarata me vlerësime dhe pritshmëri për sezonin politik.

GERB-SDS theksoi se ndryshimet e ardhshme në vend varen nga rotacioni i suksesshëm i kryeministrave në kabinetin e mbështetur nga shumica qeverisëse.

“Po e vazhdojmë ndryshimin” /PP/ deklaroi se reformat, ndonëse ngadalë, po zhvillohen. Buxheti do të ketë një deficit nën 3%, që do të lejojë hyrjen në Eurozonë në vitin 2025.

“Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” /DPS/ konfirmoi se do të vazhdojë të punojë për të rritur të ardhurat, parashikueshmërinë për biznesin, për të konfirmuar euroatlantizmin dhe anëtarësimin e plotë në Shengen dhe në Eurozonë.

Nga opozita, partia “Vëzrazhdane” e fokusoi deklaratën kundër “përdhosjes” së monumenteve historike në vend.

Partia Socialiste Bullgare /BSP/ beson se për shkak të pushtetarëve Bullgaria është vetëm 3% në Shengen nga ajri dhe deti dhe 97% nga toka, jashtë hapësirës së përbashkët. Partia kritikoi çmontimin e monumenteve sovjetike dhe mbështetjen për Ukrainën.

“Ka një popull të tillë” /ITN/ akuzoi pushtetarët se po ndjekin një politikë pro-inflacioniste, se buxheti për vitin 2023 përfundoi me deficit dhe se vendi nuk ka një datë për t'u anëtarësuar në Shengen.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD