Në ambientet radiodashëse pranohet dërgimi dhe marrja e të ashtuquajturave Kartolina QSL – konfirmim me shkrim i një lidhje radioje të realizuar. Emri rrjedh nga kodi në të cilin "QSL?" do të thotë "A konfirmoni pranimin?" dhe "QSL" do të thotë "Konfirmoj pranimin".
Radio Bullgaria, si pjesë e familjes së Radios Kombëtare Bullgare, gjithashtu ka një traditë shumëvjeçare të konfirmimit të transmetimeve të saj, fillimisht në valë të shkurtra dhe të mesme, dhe më pas në programet në 10 gjuhë në faqen e saj të internetit.
Pasi Radio Sofja filloi të dëgjohej në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut filloi të dërgonte Kartolina QSL. Seritë e atëhershme ishin 3 me 36 Kartolina QSL secila. Pasardhësi i drejtpërdrejtë i transmetimeve jashtë vendit është Radio Bullgaria, e cila vazhdon traditën e dërgimit të konfirmimeve për një lidhje radiofonike të realizuar.
Në vitin 1992, artisti Teodor Ushev krijoi për provë 3 Kartolina QSL, me të cilat mori pjesë në konkursin kanadez "Grafika kompjuterike e aplikuar" dhe me njërën prej tyre fitoi çmimin e madh. Kjo kartolinë konsiderohet të jetë QSL-ja e parë zyrtare e Radio Bullgarisë.
Më vonë Ushev pikturoi edhe serinë prej 6 QSL-ve të quajtura “Monitor Club”. Dhe përsëri njëri prej tyre u shpërblye me vendin e parë në konkursin në Kanada.
Të gjitha kartolinat janë bërë në stilin karakteristik të artistit bullgar tashmë me famë botërore - një kombinim i dizajnit grafik dhe imagjinatës së pasur.
Radio Bullgaria ndër vite vazhdon të dërgojë kartolina me pamje të ndryshme, pika turistike dhe bukuri të ndryshme të Bullgarisë.
Dhe tani Radio Bullgaria ka përgatitur një dhuratë për ju - kushdo që dëshiron mund të marrë serinë e Kartolinave QSL të artistit Teodor Ushev. Për këtë, mjafton të na dërgoni një email në kutinë tonë të re postare reception.report@bnr.bg ose në adresën: Bullgari, Sofje, 1040, bulevard Dragan Tsankov Nr. 4, BNR, Desislava Semkovska. Duhet me patjetër të shënoni një adresë kthimi.
Jemi në pritje të kartolinave tuaja!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Të dua” nga Kristina Donçeva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:53 - Lajme 14:48 - Kënga e ditës
Të dashur miq, jemi të lumtur të njoftojmë se kartolinat QSL të Radios Kombëtare Bullgare për vitin 2025 janë tashmë të disponueshme. Dy seritë - njëra me 6 kartolina dhe tjetra me 12 - titullohen "Bukuria e Bullgarisë". Seria prej 6 kartolinash konfirmon..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën më të re të kompozitorit dhe producent Petër Aleksiev, dhe muzikantit - DJ dhe producent Atanas Borisov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.32 – Lajmet..
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është..