Po marr përsipër të kryej një inspektim shumë kompleks të burimeve të ndotjes së ajrit në Ruse, premtoi ministri i ekologjisë Julijan Popov në një takim me qytetarët në qytetin e Danubit. Qëllimi i vizitës ishte kërkimi i zgjidhjes së problemit të ndotjes kronike të ajrit së bashku me pushtetin vendor dhe institucionet shtetërore.
Arkitekti Dragomir Stojanov prezantoi në takim faktet që tregojnë se fabrika e pastrimit të një kompanie të prodhimit të aluminit nuk është ndërtuar si duhet, nuk funksionon dhe e ndot ajrin.
Kryetari i shoqatës "Merr frymë, Ruse", Rostisllav Kandillarov, kërkoi mekanizëm për mbylljen e industrive ndotëse.Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..
Në një takim me komunitetin bullgar në Los Anxhelos, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. “Do të bëj çdo gjë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe transparente,”..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në..