Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët kanë frikë nga lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme

Foto: ЕPA/BGNES

Lufta, vdekja dhe kriza – kjo është frika kryesore e bullgarëve. 28,3 për qind e tyre kanë frikë nga lufta, 23 për qind – nga vdekja dhe pothuajse 1/5 kanë frikë nga një krizë ekonomike apo financiare. Të dhënat janë nga një sondazh përfaqësues i Qendrës Kombëtare për Kërkime Parlamentare nga fundi i vitit 2023.

Personat mbi 59 vjeç janë më së shumti të shqetësuar për fundin e jetës së tyre, shumica e tyre kanë arsim të ulët dhe jetojnë në vendbanime të vogla. Kriza shqetëson bullgarët më të rinj dhe më të vjetër, kryesisht ata të etnisë rome dhe turke. Por shqetësimi për luftën është i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis njerëzve të grupeve të ndryshme sociale dhe demografike. Sipas 69% prej të anketuarve, lufta në Ukrainë është një kërcënim për sigurinë e Bullgarisë. Për 54%, lufta në Lindjen e Mesme është gjithashtu një kërcënim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD

Në tetor do të propozojnë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengenin tokësor

Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..

botuar më 24-09-24 2.57.MD