Nuk ka klauzola të fshehura për Shengenin. Dokumentet janë publike. Ka shumë dezinformata dhe shpërdorim me frikën e bullgarëve, tha për BNR Lena Borisllavova nga "Po e vazhdojmë ndryshimin". Ajo vuri në dukje se hyrja e Bullgarisë në Shengen është një sukses kategorik. “Në kushtet në të cilat kufijtë po rriten në të gjithë Evropën dhe po forcohet kontrolli ndërmjet vendeve, Bullgaria arriti ta kthejë këtë trend dhe për ne kufijtë po hiqen”, tha Borisllavova. Përveç kësaj, janë siguruar forca shtesë të Frontex-it i dhe fonde shtesë nga Komisioni Evropian për më shumë pajisje për mbrojtjen e kufijve bullgarë, shtoi Borisllavova.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" doli me një qëndrim zyrtar se është një lajm i rremë se Bullgaria ka rënë dakord të pranojë 6000 sirianë dhe afganë për ta pranuar atë në Shengen. Vendi do të vazhdojë të zbatojë "Rregulloren e Dublinit" të nënshkruar 10 vjet më parë, bëri të ditur partia."Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..