Agjencia Bullgare e Sigurisë së Ushqimeve kryen kontroll të rreptë të produkteve me origjinë shtazore dhe bimore që vijnë nga vendet e treta. Në to nuk është konstatuar prani e metaleve të rënda dhe radioaktivitetit, njofton Agjencia. Qëndrimi është me rastin e një deklarate për BNR të kryetarit të Shoqatës Industriale të Shpendëve, Daniell Bozhankov, se ka importe të vezëve dhe mishit të pulës nga vendet e treta dhe ato ripaketohen si importe nga Rumania apo Polonia, transmeton BTA. Më pas ata shkojnë në disa nga fabrikat tona të prerjes apo paketimit dhe dalin në treg si produkte bullgare.
Agjencia thekson se origjina e mishit nga të gjitha llojet e kafshëve duhet të tregohet në etiketë. Duhet të tregohet vendi i rritjes së kafshës dhe i prodhimit. Etiketa duhet të përmbajë shenjën identifikuese të operatorit afarist që e ka kryer përpunimin e fundit. Kjo e bën të papranueshëm rietiketimin e produkteve që vijnë nga vende të treta.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..