Bullgaria nuk pranon kushte shtesë në lidhje me refugjatët nga Siria dhe Afganistani. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Kalin Stojanov para BNR-së për kthimin e emigrantëve në vendin tonë sipas rregulloreve evropiane dhe në lidhje me hyrjen tonë në zonën Shengen nga ajri dhe deti.
“Angazhimi i vendit tonë ka të bëjë me detyrimet sipas Rregullores së Dublinit – përgjegjësitë e shtetit me hyrjen e parë në Bashkimin Evropian”, saktësoi ministri. Sipas tij, Bullgaria nuk pranon dhe nuk mund të pranojë njerëz, për të cilët nuk është përgjegjës, shtoi ai.
Sipas Kalin Stojanov, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë një punë pozitive në lidhje me migrimin ilegal dhe situata në kufirin bullgaro-turk ka qenë jashtëzakonisht e qetë gjatë muajve të fundit. Ai pret që vendi ynë deri në fund të vitit të marrë një datë për përfundimin e kontrollit tokësor brenda BE-së.Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar gjermanë të përdorur, të cilët i morën Hekurudhat Shtetërore Bullgare, njoftoi BGNES. Ata do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje rreth 34°. Në zonat malore do të mbajë mot..
Presidenti Rumen Radev do të fillojë të hënën (24 qershor) konsultimet me grupet parlamentare në Asamblenë e 50-të të Kuvendit Popullor, njoftoi Presidenca. Konsultimet mbahen në përputhje me Kushtetutën përpara se kreu i shtetit t'i japë një mandat..
Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se..
Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës..
Partia “Vëzrazhdane” do të insistojë në konsultimet me presidentin Rumen Radev të martën më 25 qershor për të marrë mandatin e tretë për formimin e..