Gëzuar Vitin 2024, të dashur miq të Radio Bullgarisë!
Qoftë bujare me shëndet, paqe dhe lajme të mira për botën ku jetojmë!
Dhe ne premtojmë të vazhdojmë t'ju informojmë për ngjarjet aktuale në Bullgari. Ne do të pikturojmë tablonë e jetës në vendin tonë të bukur, duke treguar për traditat dhe zakonet shumëngjyrëshe, për trashëgiminë unike muzikore dhe horizontet e reja para krijuesve të rinj bullgarë. Do t'ju takojmë me personalitete që kontribuojnë në zhvillimin e vendit në drejtime të ndryshme, por edhe me ata që lavdërojnë sportin, kulturën dhe shkencën bullgare në mbarë botën. Dhe e gjithë kjo në bullgarisht dhe 10 gjuhë të tjera - anglisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht, turqisht, serbisht, shqip dhe rumanisht.
Auditori i Radio Bullgarisë është e shpërndarë në të gjithë globin dhe në vitin 2023 botimet tona arritën afro 5 milionë njerëz. Disa prej tyre janë gjithashtu dëgjues të rregullt të programeve tona "Bullgaria Sot", të disponueshme në faqen e internetit të Radio Bullgarisë çdo ditë jave.
Dëgjoni Radio Bullgarinë, lexoni Radio Bullgarinë në 11 gjuhë edhe në Vitin e Ri 2024!
Ekipi i Radio Bullgarisë
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është edhe studiuesja e gjuhës spanjolle Marija Paçkova, e cila prej dekadash ka qenë pjesë e ekipit të..
Përshëndetje, të nderuar miq! Në programin tonë të sotëm do t’ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në fillim do t’ju tregojmë për pasurinë e shpendëve në Bullgari. Pas kësaj do t’ju zhytim në botën e librave për fëmijë të..
Të nderuar miq, në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Në materialin e parë do t’ju flasim për Milena Selimin, e cila përktheu romanin “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov dhe fitoi çmimin..
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është..