Gjetje unike dolën në dritë gjatë hulumtimit të zonës ujore midis Kepit Kilik dhe Kepit Illanxhik në veri të grykëderdhjes së lumit Kamçija. Në të kaluarën, gjiret e tyre të fshehta strehonin anijet e lashta gjatë stuhive të furishme të Detit të Zi. Rezulton se kjo pjesë e bregdetit tonë është e mbushur me monumente arkeologjike, duke përfshirë nekropole tumash, vendbanime antike etj. Aty pranë janë gjetur gjurmë nga kalaja antike Erite, si dhe një stacion antik buzë rrugës.
Gjatë një ekspedite nënujore këtë vjeshtë, një ekip zhytjeje i udhëhequr nga Prof. Ivan Hristov, zëvendësdrejtor i Muzeut Historik Rajonal, hasi një sërë zbulimesh interesante. Gjetja më e hershme është një amforë e shekullit të V-të para Krishtit, e sjellë nga ishulli Hios dhe që ka mbijetuar pothuajse e paprekur deri në ditët e sotme. Dhe me shume:
“Pasojnë gjetje jashtëzakonisht interesante nga epoka romake, thotë prof. Ivan Hristov për Radio Bullgarinë. – Këtu fati më buzëqeshi që në shtator, kur, në dukshmëri shumë të ulët, arrita të gjej një shufër kallaji me një përmbajtje të pastër prej 98% kallaji nga epoka romake.
Ky është zbulimi i parë i tillë nënujor në bregun tonë të Detit të Zi dhe për të qenë i sinqertë, nuk e di nëse diçka e ngjashme është gjetur ndonjëherë në tokë. Gjerat e tjera që i përafrohen më shumë këtij objekti, i cili peshon afro 5 kg e 400 g, janë nga zona e Cornwell në Angli dhe bëhet fjalë për në një furrë – për shkrirjen e kallajit. Me shumë mundësi, bëhet fjalë për të njëjtat kallëpe për derdhjen e kësaj lënde të parë të rrallë dhe të shtrenjtë në antikitet. Kallaji përdorej në prodhimin e objekteve prej bronzi, duke përfshirë dhe prerjen e monedhave prej bronzi. Ai transportohej në tokat tona dhe, më saktë, drejt qyteteve romake përgjatë bregdetit tonë të Detit të Zi, pikërisht me anije.”
Arkeologët hasën një zbulim tjetër interesant - një periranterium guri - një enë e lashtë greke e përdorur në kultet pagane si një rezervuar për ujin e bekuar. Ai peshon 60 kg dhe është pothuajse plotësisht i ruajtur. Ai u zbulua në një thellësi jo të madhe pranë Kepit Kilik. Megjithatë, rezulton se në të kaluarën në këtë vend qenë pasur thatësirë.
“Hipoteza ime është se në këtë kep në antikitet ka pasur një tempull – një vend i shenjtë ku adhuroheshin perënditë e detit - thotë prof.Hristov. - Marinarët që kanë kaluar nga ky kep dhe gji kanë bërë disa sakrifica. Konfirmimi i një hipoteze të tillë është zbulimi i gjysmës së një shtoku guri për një spirancë klasike prej druri. Ky shtok nuk kishte funksion utilitar, por ishte një objekt simbolik, një dhuratë nga marinarët që kalonin pranë këtij kepi.”
Në gjirin e vogël të Kepit Illanxhik, ekipi i zhytjes gjeti një anije të mbytur nga periudha osmane me një keel druri të ruajtur në mënyrë të shkëlqyer. A mos ndoshta është përplasur anija, gjatë ndonjë stuhie? Në grykën e lumit Kamçija, kërkimet gjeofizike përcaktuan kufijtë e një ishulli të vogël, i cili më pas u zhduk. Interesantja është se është shënuar në harta të shumta të Evropës Perëndimore nga periudha 1452-1750, si ishuj të tjerë që nuk ekzistojnë sot. Sipas ekspertëve, gjatë mesjetës niveli i detit të Detit të Zi ka qenë më i ulët. Vija bregdetare ishte e ndryshme nga ajo sot, kishte ishuj më të vegjël e më të mëdhenj. Kështu ndodhi ndoshta edhe me ishullin misterioz përballë grykës së Kamçijas, i quajtur nga vendasit “Guri i Kamçijas”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..
Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...