Me ndryshimin e Kushtetutës, deputetët kufizuan kompetencat e presidentit në zgjedhjen e përbërjes së qeverisë së përkohshme. Presidenti tashmë do të duhet të zgjedhë një kryeministër nga një listë personash. Pas disa kritikave, kryetari i Gjykatës së Lartë të Kasacionit u përjashtua nga kjo listë. Kështu, një kryeministër në detyrë do të mund të zgjidhet nga radhët e kryetarit të parlamentit, guvernatorit ose zëvendësguvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Dhomës së Auditimit dhe Avokatit të Popullit ose zëvendësit të tij. Nëse të gjithë të listuarit refuzojnë të marrin detyrën, kabineti zyrtar do të zgjidhet nga Asambleja Kombëtare.
Shumica në Kuvendin Popullor miratoi edhe ndryshime të tjera të rëndësishme në ligjin bazë të vendit, sipas të cilit ministra dhe deputetë të popullit do të mund të zgjidhen shtetasit bullgarë me shtetësi të tjera. Për deputetët do të vlejë kushti që ata të kenë jetuar në vend 18 muajt e fundit, por për ministrat nuk ka një kërkesë të tillë.
"Nga të gjitha vendet në BE, vetëm ne nuk ua japim një të drejtë të tillë qytetarëve bullgarë. Ka ardhur koha për këtë," argumentoi Antoaneta Coneva nga “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demolratike /PP-DB/. “Ju hapët një vrimë të madhe në sistemin e sigurisë kombëtare”, komentoi Atanas Zafirov nga opozita Partia Socialiste Bullgare /BSP/ në opozitë.
Opozita njoftoi se do të bëjë ankim për ndryshimet në Kushtetutë.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..