Këtë të diel, më 17 dhjetor, nga ora 10:00 deri në 17:00, çdo adhurues i letërsisë ka mundësinë të dhurojë libra për shitje, ose të blejë libra të preferuar me një çmim simbolik. E gjithë shuma e grumbulluar nga fushata "Bli një libër - jep shpresë" do të përdoret për pajisjen e 6 departamenteve të neonatologjisë në vend. Ata që dëshirojnë t'i bashkohen kauzës bamirëse janë të ftuar të sjellin libra që tashmë kanë lexuar dhe me të cilët dëshirojnë të gëzojnë një lexues tjetër. Pranohen edhe botime në gjuhë të huaja.
Sërish në kryeqytet, studio NORMA dhe “ELA – shoqata për mësim të përbashkët” organizojnë një studio artistike në mbështetje të Aleksandrës gjashtëvjeçare. “Nga fëmijët për fëmijët” është pjesa e parë e një sërë nismash bamirësie për fëmijët e moshës 3 deri në 13 vjeç që duan të mbështesin bashkëmoshatarët e tyre. Organizatorët janë të bindur se piktura e vizatuar me zemër nga fëmijët, e vendosur në kornizë, është një dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje dhe të gjitha fondet nga veprat e blera të punuara nga fëmijët do të përdoren për trajtimin e vajzës së sëmurë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..