Sipas kalendarit popullor dhe kalendarit të Kishës Ortodokse Bullgare, më 12 dhjetor kremtohet dita e Shën Spiridonit. Kjo ditë përkufizohet edhe si festë e organizatave dhe shoqatave të ndryshme esnafe. Shenjtori lindi në shekullin e IV-të në ishullin e Qipros në një familje të varfër. Ai iu përkushtua tërësisht shërbimit të të varfërve dhe të vuajturve dhe u bë i famshëm për veprat e tij të mira. Ai u emërua peshkop i qytetit Trimitunt në Qipro.
Në kulturën tradicionale bullgare Shën Spiridon pranohet si mbrojtës i zejtarëve - këpucarëve, abaxhinjve, si dhe tjegullarëve, poçarëve, muratorëve, etj. Besohet se shenjtori ishte i pari që zbuloi se si të bënte një enë të fortë balte. Në fillim u përpoq vetëm me baltë, por sërish nuk ia doli. I hidhëruar nga dështimi i tij, ai qau, lotët i binin timonit dhe balta u bë e përkulshme. E bëri enën, e pjeku dhe kështu ia dha këtë zanat popullit.
Më shumë për shenjtorin mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë:
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..