Ukraina nuk heq dorë për të blerë pajisjet e destinuara për termocentralin e dytë bullgar - "Belene" dhe është e gatshme të paguajë çmimin që ne kërkojmë. Kështu tha ministri i energjetikës Rumen Radev gjatë inspektimit të ndërtimit të lidhjes së gazit me Serbinë. Sipas tij, çmimi do të jetë më shumë se 1.2 miliardë leva (rreth 600 milionë euro) të përcaktuara nga Kuvendi Popullor. Fondet e marra do të drejtohen për ndërtimin e njësive №7 dhe №8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” me teknologjinë AP 1000 të Westinghouse. Ndërtimi i dy njësive të reja do të jetë fitimprurës për Bullgarinë, u shpreh kategorik Radev, pa specifikuar çmimin.
Fillimisht, vendi ynë donte të mbante një pjesë të pajisjeve për nevojat e dy njësive operative të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”- 5 dhe 6, me reaktorë rusë VVER.
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e vazhdojmë..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..