Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjendat e muzikës rock nga grupi “Signall” festojnë 45 vjetorin e tyre me një koncert në Pallatrin Kombëtar të Kulturës

Foto: FB / Signal rock band

"Ndoshta ishte rastësisht që kalova - ndoshta, ndoshta..."

Këto janë vargjet e para të Nadezhda Zaharievës nga kënga “Ndoshta” e grupit legjendar “Signall”. Jo rastësisht ata kanë 45 vite në skenën e muzikës vendase dhe këtë do ta shënojnë me një koncert të titulluar “Signall – 45 vjet rock”. Më 7 dhjetor, në sallën Nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/, pranë Jordan Karaxhovit, Aleksandër Marinovskit, Vladimir Zaharievit dhe Georgi Janakievit, në skenë do të jetë Filarmonia Ruse me dirigjent Dimitër Kosev.

Një vitin 1979 doli në tregun muzikor albumi i tyre i parë "Kryqëzimi i përjetshëm". Albumi i parë i dyfishtë rock në historinë e muzikës bullgare ishte i tyre - "Stuntmen" i vitit 1981. Për këto 45 vjet ata kanë realizuar mijëra koncerte, shumë prej tyre jashtë Bullgarisë. Ata kanë nxjerrë pothuajse 20 albume, më shumë se gjysma e të cilave janë albume në studio.

Pyetjes se si i sheh këta 45 vjet me grupin dhe çfarë do t’i urojnë vetes për 45 vjeç, Jordan Karaxhiv iu përgjigj:


"Ata kaluan si një frymë. Sepse falë audiencës sonë kemi jetuar për 45 vjet. Gjithmonë kam deklaruar respektin tim të madh ndaj publikut tonë! Sa për 45 vitet e ardhshme, dua t'u uroj shumë  shëndet fansave tanë, që të jemi edhe ne kaq vite në tokë!”


Më 7 dhjetor, muzikantët nga “Signall” do të kombinojnë energjinë rock me tingullin klasik. Publiku do të mund të dëgjojë hitet e tyre emocionuese “Lamtumirë”, “Ndoshta”, “Më mungon” e shumë të tjera. Ndër to është edhe "Të dashuroj" me muzikë të Georgi Kostov dhe poezi të poetit Ljubomir Levçev. Aranzhimenti është i grupit.

Foto: FB / Signal rock band

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD

"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri

Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..

botuar më 24-10-14 6.15.PD
Kirill Mariçkov

U nda nga jeta muzikanti i dashur bullgar Kirill Mariçkov

Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..

botuar më 24-10-11 9.24.MD