Identiteti bashkëkohor i bullgarëve është i natyrës hibride dhe ndërthur elemente të identitetit kombëtar, mbikombëtar, etnik dhe lokal. Këtë e tregon një studim përfaqësues kombëtar i shkencëtarëve të Akademisë Bullgare të Shkencave, i realizuar në kuadër të projektit "Dimensionet kombëtare dhe evropiane të identitetit modern të bullgarëve". Sipas rezultateve, 30,8% e të anketuarve e perceptojnë veten si qytetarë të BE-së, 20% -qytetarë të botës dhe 13,6% ndjehen të lidhur me rajonin e Ballkanit si përkatësi. Pyetjes "Çfarë e formon ndjenjën tuaj të përkatësisë ndaj kombit bullgar?" 67,5% i janë përgjigjur se është gjuha bullgare, 65,7% - traditat kulturore kombëtare, 59,2% - e kaluara historike, 29,7% - feja ortodokse. Për 50,2% BE do të thotë “liri e lëvizjes”, për 34% - “të drejta të përgjithshme civile”, për 22% -“akses në arsimin europian”, për 15,8% -“akses në financimin europian”.
Shuma e përqindjeve i kalon 100, pasi të anketuarit kanë treguar më shumë se një përgjigje.“I vlerësojmë 100 ditët e para të qeverisjes së kabinetit si të suksesshme dhe deklarojmë mbështetjen tonë për punën e tij gjatë sesionit të ri”, tha Toma Bikov në parlament në emër të grupit parlamentar të GERB-it. Dy votat e mosbesimit kanë nxjerrë..
Duke vendosur lëndën "Virtytet dhe Fetë" në shkollë, qëllimi nuk është indoktrinimi dhe konvertimi i fëmijëve në kishë, por familjarizimi dhe edukimi i tyre. Sepse besimi është diçka personale, tha Patriku Daniill për BNT. Besimi nuk është diçka që..
Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të përbashkëta - sigurinë energjetike, aftësitë mbrojtëse dhe investimet. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 7 gradë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell,..
Kryengritja e Prillit është një shembull, se liria nuk është një dhuratë për ne dhe se revolucionarët bullgarë dhanë atë që mundën, domethënë - jetën e..