Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zyrë në autobus dykatësh? Një sipërmarrës bullgar e bën të mundur idenë për çdo pikë të BE-së

Tre vjet pasi Covid-19 na vërtetoi se zyra e punës mund të mos jetë saktësisht një vend fiks, një alternativë e saj janë të ashtuquajturat hapësira të përbashkëta zyre. Ato po bëhen gjithnjë e më të preferuara kryesisht për shkak të lirisë që ofrojnë dhe mundësisë së punës me kohë të plotë nga çdo pikë e vendit.

Megjithatë, një sipërmarrës bullgar gjeti një mundësi për të bërë diçka ndryshe – zyrën e parë me rrota. Po, e keni lexuar mirë, sepse hapësira e përbashkët ndodhet në një autobus të vjetër të transportit publik të kryeqytetit gjerman, Berlin. Ai nuk mund të transportojë pasagjerë, por pasi porositet nga klientët, pronari e çon në vendin e dëshiruar ku njerëzit duan të punojnë. Është e mundur të udhëtojë në çdo pikë të Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian dhe të përdoret për një periudhë të pacaktuar kohore.

Autobusi dykatësh ka hapësirë për 30 persona. Në katin e parë ka tavolina, madje edhe për qëndrim në këmbë, të cilat mund të përdoren edhe nga personat me karrige me rrota sepse ka edhe një rampë. Hapësira në katin e dytë të zyrës alternative ofron mundësi për takime apo organizime të ndryshme.

Lexoni më tepër:

Foto: Arkiva personale

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë

Në Festën Kombëtare, trengjyrëshi bullgar ndriçoi ndërtesat në Tiranë

Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..

botuar më 25-03-04 9.31.PD

Filloi Kreshma e Madhe para Ringjalljes së Krishtit

Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..

botuar më 25-03-03 9.42.PD

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD