Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria merr pjesë për herë të parë në "Festivalin e Pemëve" në Indiana

4
Foto: Ralica Kollarova

"Festival i Pemëve" (2023 FESTIVAL OF TREES) në Indiana, SHBA shfaq në sallat e Muzeut Historik (Historical Society Museum) në qytet 78 pemët e Krishtlindjeve të dekoruara nga disa prej shoqatave, kompanive dhe organizatave më të mëdha dhe më të famshme vendase. Fondet e mbledhura në aktivitetin vjetor të bamirësisë shpërndahen për njerëzit në nevojë dhe për herë të parë mes bredhave, me gjithë madhështinë e saj, shkëlqen një pemë bullgare!

Bullgaria përfaqësohet falë Shoqatës"Bullgarët Jashtë vendit 681" (Association Bulgarians Abroad 681), - një organizatë relativisht e re, por me një sërë organizimesh dhe pjesëmarrjesh në ngjarje të ndryshme, në të cilat prezanton historinë bullgare, kulturën, traditat, identitetin, vetëdijen dhe gjuhën bullgare.

Çfarë e dallon bukuroshen bullgare në "Festivalin e Pemëve"?

“Gjëja më karakteristike e pemës sonë të Krishtlindjes është se të gjitha stolitë dhe lodrat janë të punuara me dorë, sepse të gjithë mund të shkojnë dhe të blejnë lodra nga dyqani, por qëllimi ynë ishte të përcillnim frymën bullgare - shpjegon Ralica Kollarova në një intervistë për Radio Bullgarinë. Prezantuam teknika të ndryshme të bërjes së lodrave, ka lodra me qëndisje bullgare, të qëndisura me grep, lodra prej letre, lodra prej xhami të lyera me bojë, shtuam gjithashtu edhe boçe pishe për ta bërë pemën të duket sa më natyrale, më reale."

Topa krishtlindjesh me qëndisje bullgare të sjella nga Bullgaria. Autore: Katja MihovaNjë shpjegim i shkurtër vendoset pranë çdo peme-pjesëmarrëse në festival. “Një pemë e Krishtlindjes, e zbukuruar me zbukurime bullgare të punuara me dorë, thur një goblen të traditës, komunitetit dhe sharmit të festave nën dritat vezulluese” – thuhet në përshkrimin bullgar. Çfarë mesazhi sjell pema bullgare e Krishtlindjes në Indianën e largët?

"Qëllimi kryesor është bamirësia, por i yni, si bullgarë, ishte t'u tregonim popullit në Indianapolis traditat vendase bullgare - thotë Ralica Kollarova. - Jo të gjithë kanë dëgjuar për Bullgarinë, por shumë njerëz tani mësuan për qëndismat bullgare dhe për Bullgarinë fal këtij festivali, i cili zgjat deri më 6 janar. Kështu që ka ende kohë që shumë njerëz ta shohin dhe të mësojnë për Bullgarinë!”.


Për ata që dëshirojnë të vizitojnë festivalin: Indiana History

Foto: Ralica Kollarova

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD

Jeta është një varg Ramazanesh – myslimanët në Bullgari festojnë Bajramin

Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..

botuar më 25-03-30 5.10.PD

Palombarët hapën sezonin e zhytjeve pranë qytetit Kiten

Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..

botuar më 25-03-29 6.15.PD