Vazhdoj të përsëris se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë problem dypalësh, tha ministrja e jashtme Maria Gabriel, e cila ndodhet në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. “Bullgaria, si anëtare e BE-së, mbron parimet dhe vlerat themelore. Kur Maqedonia e Veriut dëshiron që një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, duhet të tregojë se anëtarësimi do të thotë obligime dhe premtime të përmbushura”, theksoi Gabriel dhe bëri thirrje për krijimin e një “agjende pozitive” mes Shkupit dhe Sofjes. Gabriel u takua në Qendrën Kulturore Bullgare me përfaqësues të bullgarëve të Maqedonisë, të cilët e njohën atë me problemet dhe pritjet e tyre për gjetjen e zgjidhjeve. Ministri hapi ekspozitën "Plovdiv - Qyteti i Mozaikëve" dhe deklaroi se beson në fuqinë e diplomacisë kulturore, transmeton BTA.
"Historia ka kuptimin e saj dhe duhet të jetë objekt diskutimi i historianëve, sepse sa herë ka mundësi për ta keqpërdorur, ajo politizohet dhe radikalizohet. Kështu ecim në një rreth vicioz", tha Gabriel. Para bullgarëve vendas, ajo vuri në dukje edhe dy nga ndryshimet e rëndësishme që parashikohen në Ligjin për Shtetësinë Bullgare të fituar me natyralizim - një ceremoni e veçantë për marrjen dhe heqjen e shtetësisë bullgare, nëse personi që e ka fituar ia lejon vetes gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen e pahijshme ndaj Bullgarisë.
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas . "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai. Ministri..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..