Tre bullgare të talentuara u nderuan me çmimin "Për gratë në shkencë". Në ceremoni, nënpresidentja Ilijana Jotova tha se gratë e mbajnë kodin e jetës thellë brenda vetes. Prof. Genka Petrova, zëvendësministre e arsimit tha se nëse shpirtin e strehon në shkencë, ajo bëhet fati yt dhe mund t'i përkushtohesh plotësisht asaj.
Fituesit janë Rosica Kokotanekova për projektin e saj "Evoluimi i bërthamave të kometës dhe përgatitja për një mision hapësinor". Nikoleta Kirçeva u shpërblye për projektin “Zhvillimi i terapisë alternative me antibiotikë me theks në metalet me veprim antibakterial”. Rosica Paunova është fituesja e tretë për projektin "Studimi i formave negative të skizofrenisë: Markues për vlerësimin e rrezikut dhe prognozën e ecurisë dhe rezultatit të sëmundjes".
Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço..
Bullgaria nuk mund të ndërhyjë në procesin e spiunazhit ndaj shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në kuadër të kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje nga partia “Velichie”. “Drejtësia..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..