Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në disa lokalitete për shkak të kushteve të rënda atmosferike të shkaktuara nga reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës. Dita do të mbetet jomësimore për nxënësit e mbi 280 shkollave në trembëdhjetë rrethe.
Punonjësit e Drejtorisë "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë" i janë përgjigjur 1076 sinjaleve gjatë 24 orëve të fundit. 191 ekipe janë përfshirë në likuidimin e aksidenteve për shkak të kushteve të vështira atmosferike, 288 persona janë evakuuar, njofton MPB. Janë shuar 55 zjarre dhe janë kryer 1007 operacione shpëtimi dhe ndihmë.
Situata është më e rëndë në Bullgarinë Verilindore, ku është shpallur kod i kuq për mot të rrezikshëm. Në shumë fshatra të Varnës ende nuk ka energji elektrike dhe ujë dhe ato mbeten të paarritshme.
Vështirësi ka edhe në linjat hekurudhore në vend - disa trena nuk do të lëvizin, dhe disa të tjerë, si ata të shpejtë nga Sofja deri në Varna dhe nga Varna deri në Sofje, vonohen me gati dy orë e gjysmë.
Tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdojnë punën për eliminimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa vende për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në ditët e fundit, tha zv. ministri i energjisë Krasimir Nenov. Sipas tij, Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike tashmë ka hequr pjesën më të madhe të dëmeve.
Në territorin e Sofjes janë pranuar mbi 1500 raporte për pemë dhe degë të rëna, tha Teodora Polimerova, drejtoreshë e Drejtorisë "Klima, Energjia dhe Ajri" në Bashkinë e Sofjes.Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të kuzhinës të shtunën dhe të dielën, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Më shumë se 1500..
Vranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..
Rasti i parë me kërkesë për anulim të pjesshëm të zgjedhjeve është tashmë fakt. Pak pasi “Ka një popull të tillë” (ITN) depozitoi kërkesën për të kundërshtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve për deputetë në 52 seksione në votimin e parakohshëm parlamentar..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..